Vendime

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 629, datë 3.3.2023.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Besnik Cengu, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

KPK ka vendosur të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Besnik Cengu, me funksion prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur, duke qenë se subjekti ka ushtruar të drejtën e daljes në pension.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 628, datë 3.3.2023.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Hasan Selimi, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

KPK ka vendosur të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Hasan Selimi pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur, duke qenë se subjekti ka ushtruar të drejtën e daljes në pension.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 626, datë 27.2.2023.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Mihallaq Bleta, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

KPK ka vendosur të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Mihallaq Bleta, me detyrë prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura e rivlerësimit kalimtar është bërë i pamundur, duke qenë se subjekti ka ushtruar të drejtën e daljes në pension.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 625, datë 20.2.2023.

Subjekti i rivlerësimit : Z. Markelian Kuqo, ish-gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

KPK ka vendosur të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Markelian Kuqo, pa një vendim përfundimtar, për shkak se subjekti i rivlerësimit ka humbur statusin e magjistratit.

Vendim i KPK-se Nr. 622 date 13.2.2023

Subjekti i rivlerësimit : Znj. Arta Llazari, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Vendim i KPK-së nr. 620, datë 6.2.2023, për subjektin e rivlerësimit z. Flamur Kolleshi, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë.

KPK ka vendosur: Të deklarojë përfundimin e procesit të rivlerësimit, pa një vendim përfundimtar për subjektin e rivlerësimit Flamur Kolleshi.