Vendime

Vendim i KPK nr. 771, datë 05.06.2024, për subjektin e rivlerësimit znj. Ariana Gaçi, ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë.

KPK ka vendosur: Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Ariana Gaçi, ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë.

Vendim i KPK-së nr. 770, datë 31.05.2024, për subjektin e rivlerësimit znj. Aida Mërtiri.

KPK ka vendosur: Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Aida Mërtiri ndihmëse ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë.

Vendim i KPK-së nr. 769, datë 31.05.2024, për subjektin e rivlerësimit znj. Enida Lamçe, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

KPK ka vendosur: Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Enida Lamçe, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Vendim i KPK-së nr. 767, datë 29.5.2024, për subjektin e rivlerësimit znj. Sofie Zhilla, ish-inspektore pranë ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

KPK ka vendosur: Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Sofia Zhilla pa një vendim përfundimtar, për shkak se ajo ka humbur statusin e subjektit të rivlerësimit.

Njoftim vendimi i KPK për z. Ervin Aliu, ndihmës ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

KPK ka vendosur: Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit z. Ervin Aliu, ndihmës ligjor në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vendim i KPK-së 765, datë 21.05.2024, për subjektin e rivlerësimit znj. Alma Tafani, me detyrë ndihmëse ligjore në Prokurorinë e Përgjithshme.

KPK ka vendosur: Të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, për shkak të dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit Alma Tafani.