Vendime

Vendim i KPK-së nr. 714, datë 15.11.2023

Subjekti i rivlerësimit: Z. Besnik Maho, ish- gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Pogradec.

KPK ka vendosur: Të deklarojë përfundimin e procesit të rivlerësimit pa një vendim përfundimtar për kërkuesin Besnik Maho. Në përfundim, trupi gjykues i Komisionit vlerëson se z. Besnik Maho nuk është subjekt rivlerësimi sipas përkufizimit të parashikuar në pikën 16 të nenit 3 të ligjit nr. 84/2016, pasi nuk është në rrethin e personave të përfshirë në pikën 4 të nenit 179/b të Kushtetutës së Republikës, duke qenë se nuk plotëson në mënyrë kumulative kriteret për t’iu nënshtruar procesit të rivlerësimit, për shkak se nuk ka punuar të paktën 3 vjet në pozicionin e gjyqtarit.

Vendim i KPK-së nr. 711, datë 01.11.2023

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Blerina Muço, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vendim i KPK-së nr. 710, datë 30.10.2023

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Herila Çela, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 708, datë 26.10.2023.

Subjekti i rivlerësimit: z. Mustafa Turku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 705, datë 18.10.2023.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Kujtim Bashaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Vendim i KPK-së nr. 699, datë 18.9.2023

Subjekti i rivlerësimit : Z. Murat Lleshi, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.

KPK ka vendosur: Të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, z. Murat Lleshi, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër.
Ndalimin e emërimit të z. Murat Lleshi si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë 15-vjeçare.