Vendime

Njoftim vendimi i KPA-së datë 27.06.2024

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 684, datë 12.07.2023 të KPK për shkarkim nga detyra, tësubjektit të rivlerësimit Ndriçim Troplini.

Njoftim vendimi i KPA-së datë 13.05.2024, për subjektin e rivlerësimit z. Besnik Maho.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “c” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

– Prishjen e vendimit nr. 714, datë 15.11.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
– Urdhërimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të vijojë procesin e rivlerësimit kalimtar për kërkuesin Besnik Maho, ish – gjyqtar.
– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Vendim i KPA-së Nr. 21, datë 13.05.2024 për subjektin e rivlerësimit z. Besnik Maho.

KPA ka vendosur:
1. Prishjen e vendimit nr. 714, datë 15.11.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
2. Urdhërimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të vijojë procesin e rivlerësimit kalimtar për kërkuesin Besnik Maho, ish-gjyqtar.

Vendim i KPA-së nr. 16, datë 25.04.2024, për subjektin e rivlerësimit Lazër Sallaku.

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 667, datë 26.05.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Lazër Sallaku.

Njoftim vendimi i KPA datë 19.04.2024, për subjektin e rivlerësimit z. Artor Ylli.

KPA ka vendosur: Mospranimin e kërkesave të kërkuesit Artor Ylli për rishikimin e vendimit nr. 31, datë 20.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të regjistruara me nr. 2 – 4/ 2019 (JR), datë regjistrimi 10.01.2022, dhe nr. 143/ 2 prot., datë 14.02.2024.

Vendim i KPA-së nr. 10, datë 05.03.2024

KPA ka vendosur: Përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Petraq Çuri pa një vendim përfundimtar për çështjen, për shkak se objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur.