Vendime

Vendim i KPA-së nr. 10, datë 05.03.2024

KPA ka vendosur: Përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Petraq Çuri pa një vendim përfundimtar për çështjen, për shkak se objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur.

Vendim i KPA-së nr. 8, datë 26.02.2024, për subjektin e rivlerësimit z. Urim Buci.

KPA ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Urim Buci.

Vendim i KPA-së nr. 5, datë 02.02.2024

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 671, datë 14.06.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ylli Bashaj.

Vendim i KPA-së nr. 35, datë 17.07.2024 për subjektin e rivlerësimit z. Periand Teta.

KPA ka vendosur:
1. Prishjen e vendimit nr. 657, datë 28.04.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
2. Urdhërimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të vijojë procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Periand Teta.

Vendim i KPA-së Nr. 3/2023, datë 15.12.2023; ankuese Majlinda Salillari (Mançellari) (Juridiksion Disiplinor).

ANKUESE: Majlinda Salillari (Mançellari).
SUBJEKT I INTERESUAR: Këshilli i Lartë Gjyqësor.
OBJEKTI I ANKIMIT: Konstatimi i pavlefshmërisë absolute të vendimit nr. 117, datë 17.09.2001, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

KPA ka vendosur: Mospranimin e ankimit të ankueses Majlinda Salillari (Mançellari) kundër vendimit nr. 117, datë 17.09.2001, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Vendim i KPA-së Nr. 1/2023, datë 10.11.2023, me kërkues Tom Dedaj (Juridiksion Disiplinor).

KËRKUES: Tom Dedaj
SUBJEKTE Këshilli i Lartë i Prokurorisë
TË INTERESUARA: Inspektori i Lartë i Drejtësisë

OBJEKTI:
1. Rigjykimin e çështjes së gjykuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit me vendimin nr. 01, datë 20.07.2020, që i përket kërkuesit Tom Dedaj.
2. Shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nr. 22, datë 28.01.2022, për shkarkimin e prokurorit Tom Dedaj nga detyra.
3. Kthimin ne detyrën e mëparshme të Prokurorit në Prokurorinë e Shkallës se Parë Dibër.
4. Dhënien e pagës nga data 30.11.2018 e deri në rifillimin e detyrës.
5. Dhënien e një shpërblimi të drejtë.

KPA ka vendosur: Moskalim të çështjes në seancë plenare.