Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 20.02.2020
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për detajimin e buxhetit
në shpenzime kapitale për sistemin gjyqësor, për vitin 2020”, i përgatitur nga Komisioni i
Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për nxjerrjen nga
përdorimi të aseteve në pronësi të disa gjykatave” i përgatitur nga Komisioni i
Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një ndryshim në
vendimin nr. 112, datë 09.07.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga
Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
4. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga
Komisioni i Zhvillimit të Karrierës
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ndryshimin e
pjesshëm dhe korrigjimin e gabimit në shkrim të Vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor
nr. 30, datë 21.01.2020, “Për caktim gjyqtari, në një çështje gjyqësore të veçantë, në
Gjykatën e Apelit Gjirokastër”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve
gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në
mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.