Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Mbledhja Plenare NR.47 e KLP-së datë 11 Shkurt 2020, Ora 11:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve te mbledhjeve plenare të datës 27.01.2020 dhe 31.01.2020 të Këshillit.
2. Miratimi i projektakteve për emërimin dhe caktimin në detyrë të 10 (dhjetë) magjistratëve të rinj të diplomuar në vitin 2019 në Shkollën e Magjistraturës.
3. Miratimi i projektaktit për dhënie leje të papaguar bazuar në kërkesën e prokurorit, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet.
4. Miratimi i projektaktit “Për krijimin e seksioneve për të miturit pranë Prokurorive”.
5. Miratimi i raportit për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit Ervin Karanxha.
6. Miratimi i raportit për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit Artan Hasbi.
7. Miratimi i projektaktit “Për miratimin e aktiviteteve trajnuese të shkollës së magjistraturës për periudhën janar-mars 2020”.
8. Miratimi i projektaktit për pranimin e dorëheqjes së prokurorit Erion Pustina, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.
9. Miratimi i Rregullores “Mbi kriteret dhe procedurat e ngritjes në detyrë në shkallët më të larta dhe në pozicionin e drejtuesit në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.
10. Të tjera (Paraqitja e raporteve vjetore nga Komisionet e përhershme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë)

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 07.02.2020

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për komandimin e përkohshëm si Inspektor në Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të magjistrates znj. Marsela Pepi”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi kriteret dhe procedurat e ngritjes në detyrë të gjyqtarëve”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal Nr.4 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 06.02.2020, Ora 15.00

Rendi i ditës :
1. Shqyrtimin dhe miratimin e projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.4, datë 11.03.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”;
2. Shqyrtimin dhe miratimin e projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.5, datë 02.04.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”;
3. Ngritjen e një grupi pune për hartimin e rregullores së brendshme lidhur me detyrat e këshilltarëve dhe personelit administrativ të Gjykatës së Lartë të caktuar për mbështetjen e veprimtarisë së Këshillit, për veprimet e ndryshme administrative, për krijimin dhe mbajtjen e regjistrave, dokumentacionit, protokollit, arkivave dhe për sistemin e administrimit të çështjeve, për të përmbushur angazhimin e deklaruar të KED-së 2019 në nenin 22 të Rregullores së Brendshme.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 06.02.2020

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 16.01.2020 dhe 23.01.2020.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi kriteret dhe procedurat e ngritjes në detyrë të gjyqtarëve” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për detajimin e buxhetit në shpenzime kapitale për sistemin gjyqësor, për vitin 2020”, përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për daljen nga përdorimi të aseteve në pronësi të disa gjykatave”, përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit.
5.Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e plotësimit të kritereve ligjore të pranimit në provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2020-2021, të kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjorë.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin në detyrë të znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për komandimin e gjyqtares {...} në pozicionin e këshilltarit ligjor në Njësinë Mbështetëse të Komisioneve në Këshillin e Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.

Procesverbal Nr.3 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 05.02.2020, Ora 14.00

Rendi i ditës :
1.Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.1, datë 08.02.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për miratimin e Rregullores së Brendshme për Funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për një shtesë në vendimin nr.2, datë 15.02.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për procedurën e shortit të caktimit të relatorëve për pozicionet vakante në çdo institucion”;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.4, datë 11.03.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.5, datë 02.04.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi “Për kriteret dhe procedurën e vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”
5. Ngritjen e një grupi pune për hartimin e rregullores së brendshme lidhur me detyrat e këshilltarëve dhe personelit administrativ të Gjykatës së Lartë të caktuar për mbështetjen e veprimtarisë së Këshillit, për veprimet e ndryshme administrative, për krijimin dhe mbajtjen e regjistrave, dokumentacionit, protokollit, arkivave dhe për sistemin e administrimit të çështjeve, për të përmbushur angazhimin e deklaruar të KED-së 2019 në nenin 22 të Rregullores së Brendshme.

Mbledhja Plenare NR.46 e KLP-së datë 05 Shkurt 2020, Ora 10:30

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projektaktit “Për plotësimin e pozicioneve pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë përmes procedurës së komandimit të prokurorëve”.
2. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime)