Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 21.01.2020

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për gjyqtarët e gjykatave me juridiksion të përgjithshëm të caktuar në çështje të veçanta në gjykatat e posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
2. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.

Mbledhja Plenare NR.43 e KLP-së datë 20 Janar 2020, Ora 10:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projektaktit për pranimin e dorëheqjes së kancelares se Prokurorisë së Apelit Durrës.
2. Miratimi i projektaktit për komandimin e magjistrates Pranvera Pustina si ndihmësmagjistrate në Prokurorinë e Përgjithshme.
3. Miratimi i projektaktit për komandimin e magjistratit Ols Dado si ndihmësmagjistrat në Prokurorinë e Përgjithshme.
4. Miratimi i projektaktit për komandimin e magjistratit Arens Cela si ndihmësmagjistrat në Prokurorinë e Përgjithshme.
5. Miratimi i projektaktit për miratimin e relacioneve për verifikimin e pasurisë, figurës dhe integritetit si dhe kushteve të tjera ligjore të kandidatëve për t’u emëruar magjistrat Prokuror, pas diplomimit në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2018-2019. (për 10 magjistratët e rinj)
6. Projekt akti për shpalljen e vakancave për emërimin e magjistratëve të rinj.
7. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 16.01.2020

Rendi i ditës:
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nr.30, datë 14.02.2019, “Për rregullat dhe procedurën e caktimit të gjyqtarëve për gjykimin e një çështjeje gjyqësore të veçantë, në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme”, në lidhje me nevojat e Gjykatës së Apelit Korçë”.
3. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.

Procesverbal Nr.1 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 15.01.2020, Ora 12.00

Rendi i ditës :
1. Kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me përbërjen e zgjedhur për të ushtruar funksionet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore për vitin kalendarik 2020.
2. Çështje të mbështetjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me mjete buxhetore, personel administrativ, ambiente dhe pajisje pune nga Gjykata e Lartë për vitin 2020.
3. Informacion për vendet vakante ekzistuese për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të cilat sipas Kushtetutës plotësohen nga Presidenti i Republikës, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë.
4. Procedura e shortit për caktimin e anëtarëve relatorë për ndjekjen e procedurave të verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet vakante

Mbledhja Plenare NR.42 e KLP-së datë 15 Janar 2020, Ora 10:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i numrit maksimal të kandidatëve për magjistratë në profilin prokuror, në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2020-2021
2. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të z.Gjon Fusha në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Gjirokastër”.
3. Prezantimi i opinioneve për kandidatët, të cilët kanë shprehur interesin për tu komanduar në tre pozicione në Prokurorinë e Përgjithshme, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Miratimi i projektaktit për dhënie leje të papaguar bazuar në kërkesën e prokurorit.
5. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 14.01.2020

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimeve
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shpalljen e vendeve të lira për gjyqtarët e emëruar më datë 09.01.2020”.