Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 02.10.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, për kandidatët nga radhët e juristëve të spikatur, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr.172, datë 11.09.2019, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.

Mbledhja Plenare NR.30 e KLP-së datë 01 Tetor 2019, Ora 12:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i Metodologjisë për Vlerësimin dhe Caktimin e Pikëve për Renditjen e Kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.
2. Miratimi i projektaktit për mbarimin e statusit të një magjistrati për shkak të dorëheqjes.

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 01.10.2019

Rendi i ditës:
1. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Mbledhja Plenare NR.29 e KLP-së datë 27 Shtator 2019, Ora 10:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i Raportit “Mbi veprimtarinё e Kёshillit tё Lartё tё Prokurorisё pёr periudhёn dhjetor 2018-korrik 2019”.
2. Miratimi i projekt-aktit “Pёr rregullat pёr caktimin mbi bazё tё parimit tё rotacionit tё avokatit mbrojtёs nga lista e avokatёve qё ofrojnё shёrbimet e ndihmёs juridike dytёsore nё procesin penal”.
3. Miratimi i projekt-aktit “Pёr rregullat pёr garantimin e mbrojtjes sё detyrueshme”.
4. Miratimi i Rregullores “Pёr procedurёn e verifikimit tё kushteve dhe kritereve ligjore pёr rekrutimin, emёrimin si magjistrat dhe caktimin nё pozicion tё kandidatёve pёr prokurorё, si dhe zhvillimin e karrierёs sё prokurorёve”.
5. Miratimin i projekt–vendimit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Z.Edmond Karriqi, prokuror nё Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.
6. Miratimi i projekt-vendimeve pёr ndёrprerjet e caktimeve tё përkohshme tё 13 prokurorёve tё caktuar nё Prokuroritё e juridiksionit tё pёrgjithshёm.
7. Të tjera (pyetje, përgjigje)

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 26.09.2019

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave 19.07.2019, 23.07.2019, 26.07.2019, 30.07.2019 dhe 11.09.2019.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e një anëtari të Këshillit të Lartë Gjyqësor në përbërje të Komisionit për Mbrojtjen e Gjyqtarëve”, i përgatitur nga Komisioni për Planifikimin Strategjik, Administrimin dhe Buxhetin.
3. Shqyrtimi i Raportit “Për vlerësimin e statusit individual dhe karrierën e inspektorëve të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë” i përgatitur nga Komisioni i Përkohshëm i Vlerësimin të Statusit Individual dhe Karrierën e Inspektorëve të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përjashtimin e z. {...} nga procedurat e komandimit, në pozicionin e pedagogut të brendshëm, në Departamentin e Formimit Fillestar të Shkollës së Magjistraturës”, i përgatitur nga Komisioni për Zhvillimin e Karrierës.

Mbledhja Plenare NR.28 e KLP-së datë 23 Shtator 2019, Ora 12:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i listёs sё kandidatёve, qё kanё shprehur interesin pёr pozicionin e Prokurorit tё Pёrgjithshёm, tё cilёt plotёsojnё kushtet ligjore pёr tё vazhduar mё tej garёn pas vlerёsimit paraprak.
2. Të tjera (pyetje, përgjigje,etj).