Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Procesverbal Nr.33 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 21.09.2019, Ora 10:00

Rendi i ditës :
1. Diskutimi dhe miratimi i Listave Përfundimtare të Renditjes së Kandidaturave për 4 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese, si edhe i raporteve përkatës të kësaj renditjeje.
2. Shpallja e fillimit të procedurës së verifikimit të kandidaturave për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Kuvendi në datën 21.08.2019, si edhe zhvillimi i procedurës së shortit për përcaktimin e relatorit të këtij vendi vakant.
3. Diskutim për ecurinë e procedurës së verifikimit të kandidaturave dhe numrin e kandidatëve të mbetur për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, të shpallur me Dekretin nr.10723 datë 07.02.2018 nga Presidenti i Republikës.

Mbledhja Plenare NR.27 e KLP-së datë 16 Shtator 2019, Ora 12:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshёm të njё prokurorinë pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat.
2. Miratimi i projekt-aktit pёr ndёrprerjen e caktimit tё përkohshёm tё Drejtueses sё Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibёr, Znj.EsmeraldaKeshi (Cami).
3. Miratimi i projekt-aktit pёr caktimin e përkohshёm tё njё prokurorinë pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibёr.
4. Miratimi i projekt-aktit të vlerësimit, në kuadër të rivlerësimit kalimtar për prokurorin Brahim Dragjoshi.
5. Miratimi i projekt-aktit të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokuroren Pranvera Pustina.
6. Miratimi i projekt-aktit pёr caktimin e një anëtari të Këshillit të Lartë të Prokurorisë si përfaqësues në Komisionin për Mbrojtjen e Prokurorëve.
7. Të tjera (pyetje, përgjigje)

Proceverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 11.09.2019

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimeve për gjendjen e faktit dhe ligjin e zbatueshëm në lidhje me verifikimin e kushteve dhe kritereve për 14 kandidatë për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur, përgatitur nga relatorët përkatës.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për shpalljen e procedurës së emërimit në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur” (në fushën e të drejtës civile), i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përjashtimin e gjyqtarëve {...} dhe {...} nga procedura e ndarjes së çështjeve me short”, i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
4. Shqyrtimi i opinioneve për kandidatët nga radhët e gjyqtarëve që kanë shprehur interes për komandimin pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përsëritjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit {...} në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ndërprerjen e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit {...} në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë dhe kthimin e tij në pozicionin e mëparshëm”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
7. Caktimi i gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ato ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Procesverbal Nr.32 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 09.09.2019, Ora 12:00

Rendi i ditës :
1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit të kandidates Zhaklina Peto për kandidimin e saj për dy vende vakante për Gjykatën Kushtetuese.
2. Diskutimi dhe vendimmarrja mbi ecurinë e deritanishme të procedurës së verifikimit dhe vlerësimit në lidhje me vendin vakant për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Procesverbal Nr.31 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 04.09.2019, Ora 14:00

Rendi i ditës :
1. Pyetje dhe sqarime drejtuar ekspertit, lidhur me mendimet e dhëna në aktin e ekspertimit për rastin e verifikimit të kandidaturës së Znj. Zhaklina Peto.

Procesverbal Nr.30 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 03.09.2019, Ora 09:30

Rendi i ditës :
1. Diskutimi dhe vendimmarrja në lidhje me rishikimin e vendimit nr. 116 datë 09.08.2019 “Për pezullimin e procedurës së verifikimit të kandidaturave dhe njoftimin e subjektit që e ka vënë në lëvizje, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, të shpallur me Dekretin nr. 10723 datë 07.02.2018 nga Presidenti i Republikës.
2. Diskutimi dhe vendimmarrja lidhur me vijimin e procedurës së verifikimit të kandidates Zhaklina Peto për dy kandidimet e saj për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese