Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Mbledhja Plenare NR.26 e KLP-së datë 02 Shtator 2019, Ora 10:00

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projekt–vendimit për miratimin e rishikimit tё projekt-buxhetit afatmesёm 2020-2022( faza teknike) tё Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Procesverbal Nr.29 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 09.08.2019, Ora 10.00

Rendi i ditës :
1. Diskutimi dhe vendimmarrja në lidhje me shpalljen e fillimit të procedurave të vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve, për sa i përket vendeve vakante si më poshtë:
- Vendi vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese , vakancë e parakohshme, shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018.
- Vendi vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese , vakancë e parakohshme, shpallur nga Kuvendi, në datën 28.08.2018.
- Vendi vakant për Inspektor i Lartë i Drejtësisë, shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

2. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës dhe zhvillimi i intervistave, sipas ligjit, me kandidatët e lejuar për vendet vakante.

Procesverbal Nr.28 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 07.08.2019, Ora 09.00

Rendi i ditës:
1. Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
2. Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
3. Përcaktimi i kalendarit të intervistave me kandidatët e lejuar për kandidim në vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
4. Miratimi i ekspertëve të gjuhëve të huaja në funksion të realizimit të intervistave me kandidatët e lejuar.
5. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës dhe zhvillimi i intervistës, sipas ligjit, me kandidatin Besnik Muçi, i kandiduar për vende vakante në në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi.

Procesverbal Nr.27 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 06.08.2019, Ora 09.30

Rendi i ditës :
1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit të kandidates Marsida Xhaferllari, kandidate për vendin vakante në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 04.03.2019 dhe për vendin të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
2. Diskutim dhe vendimmarrje lidhur me gjendjen që rezulton nga procedura e verifikimit të kandidaturave dhe numri i kandidatëve të lejuar, si edhe për mënyrën e procedimit nga ana e Këshillit, për vendet vakante si më poshtë:
- vendin vakant për Inspektor i Lartë i Drejtësisë
- vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018
- vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga Kuvendi në datën 28.08.2018

Mbledhja Plenare NR.25 e KLP-së datë 02 Gusht 2019, Ora 11:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projekt-aktit pёr mbarimin e mandatit të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z. Gentjan Osmani.

Procesverbal Nr.26 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 02.08.2019, Ora 12.00

Rendi i ditës :
1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit të kandidates Zhaklina Peto për kandidimin e saj për vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese.
2. Vendimmarrja lidhur me lejimin ose ndalimin e kandidimit të kandidatëve Eris Hysi dhe Klodian Rado për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.