Vendim i KPK-së nr. 475, datë 15.11.2021, për subjektin e rivlerësimit: Z. Shyqyri Durro, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.
KPK ka vendosur: Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Shyqyri Durro, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur. Subjekti ka ushtruar të drejtën e daljes në pension.