Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KLGJ-së nr. 346 datë 09.07.2024

“Për kualifikimin e kandidates znj. Esmerilda Habili dhe vijimin e procedurave të emërimit në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për tre pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 239, nr. 244 dhe nr. 247, datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.

Vendim i KLGJ-së Nr. 347, datë 09.07.2024

“Për kualifikimin e kandidates znj. Entela Shedula dhe vijimin e procedurave të emërimit në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, për tre pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile, të shpallura me vendimet nr. 240, nr. 245 dhe nr. 247, datë 24.05.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.

Vendim i KPK-së nr. 773, datë 07.07.2024

Subjekti i rivlerësimit: z. Julian Haxhiu, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

KPK ka vendosur: Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Juljan Haxhiu.

Vendim i KLGJ-së Nr. 329, Datë 03.07.2024

“Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor të z. Gerti Shani, për pozicionin e këshilltarit ligjor në Njësinë e Shërbimit Ligjor pranë Gjykatës së Lartë”.

Vendim i KLGJ-së nr. 327, datë 03.07.2024

“Për pranimin në shërbimin civil gjyqësor të z. Klemend Kajana, për pozicionin ndihmës ligjor në njësinë e shërbimit ligjor pranë Gjykatës Administrative të Apelit”.

Vendim i KLP-së nr. 102, datë 27.06.2024

"Për caktim të përkohshëm" të z. Kreshnik Ajazi.