Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KLGJ-së Nr. 169, datë 22.04.2021

Për kualifikimin e kandidates Znj. {…} dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Tiranë për dy pozicionet e lira në fushën e të drejtës civile të shpallura me vendimet nr.182, nr. 183 dhe nr. 185 datë 28.05.2020 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Vendim i KLGJ-së Nr. 170, datë 22.04.2021

Për kualifikimin e kandidates Znj. {…} dhe vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Apelit Durrës dhe në Gjykatën e Apelit Tiranë për tre pozicionet e lira në fushën e të drejtës penale, të shpallura me vendimet nr.174, nr. 184 dhe nr. 185 datë 28.05.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Vendim i KLGJ-së Nr. 173, datë 22.04.2021

Përcaktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera,të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme

Vendim i KLGJ-se Nr. 171, datë 22.04.2021

Për miratimin e “Kodi i etikës gjyqësore”

Vendim i KPK-së nr. 370, datë 22.4.2021, për subjektin e rivlerësimit znj. Dhurata Bilo, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

KPK ka vendosur: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Dhurata Bilo, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Vendim i KPK-së nr. 368, datë 19.4.2021

Subjekti i rivlerësimit: Z. Kolë Hysenaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

KPK ka vendosur: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Kolë Hysenaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.