Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KLGJ-së nr. 231, datë 02.05.2024

"Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares së komanduar në Këshillin e Lartë Gjyqësor znj. Marinela Osmani, për periudhën e vlerësimit 10.02.2020- 21.11.2022".

Vendim i Komisionit Ad Hoc pranë Avokatit të Popullit datë 29.04.2024 për renditjen përfundimtare të kandidatëve për anëtarë të KLP dhe KLGJ nga radhët e avokatëve.

Vendimi është njoftuar në faqen zyrtare të Avokatit të Popullit datë 29.04.2024.

Komisioni Avokati i Popullit Ad Hoc pranë Avokatit të Popullit datë 29.04.2024 ka përditësuar listën e kandidatëve për anëtarë të KLP dhe KLGJ nga radhët e avokatëve drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm.
Lista u përditësua nga Komisioni Ad Hoc pranë Avokatit të Popullit në zbatim të vendimit nr. 6 (86-2024-44), datë 23.01.2024, të Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë, Komisoni vijoi procedurën për verifikimin e kritereve profesionale dhe morale të kandidatit Saimir Kola, i cili ishte skualifikuar nga gara. Pas verifikimit të kritereve ligjore znj. Erinda Ballanca në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Pavarur Ad-Hoc, do t’i përcjellë Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit listën perfundimtare me renditjen e emrave të kandidatëve, duke përfshirë në të edhe kandidatin Saimir Kola.

RENDITJA E KANDIDATËVE PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR NGA AVOKATIA
1. Eris Hysi
2. Përparim Kalo
3. Erind Merkuri
4. Alban Alimema
5. Erind Gërmenji
6. Fatos Lazimi
7. Entela Shehaj (Memishaj)
8. Saimir Vishaj
9. Albana Tushe
10. Albens Tabaku
11. Klodian Gjermeni (Gjërmëni, Gjermëni)
12. Artan Reçi
13. Bledar Bajri (Boshnjaku)
14. Saimir Kola

RENDITJA E KANDIDATËVE PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË
1. Përparim Kalo
2. Erind Merkuri
3. Alban Alimema
4. Erind Gërmenji
5. Entela Shehaj (Memishaj)
6. Saimir Vishaj
7. Albens Tabaku
8. Artan Reçi
9. Bledar Bajri (Boshnjaku)
10. Saimir Kola

(listë përfundimtare; vendim; raport vlerësimi; sekretari i përgjithshëm Genc Gjonçaj; komisoni Ad Hoc; Avokati i Popullit; kandidat për KLGJ; kandidat për KLP' avokat; avokatia; institucionet e reja të drejtësisë; reforma në drejtësi).

Vendim i KLGJ-së nr. 211, datë 25.04.2024

“Për komandimin e znj. Olta Cenaj si ndihmësmagjistrate në Gjykatën e Lartë”.

Vendim i KLGJ-së nr. 217, datë 25.04.2024

“Për përfundimin para afatit të transferimit të përkohshëm me pëlqim për gjyqtarin z. Ardit Kuka”.

Vendim i KLGJ-së nr. 216, datë 25.04.2024

“Për transferimin e gjyqtarit z. Ardit Kuka në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan”.

Vendim i KLGJ-së nr. 227, datë 25.04.2024

"Për fillimin e procedurës së përshpejtuar të detyruar të vlerësimit etik dhe profesional viti kalendarik 2023, për gjyqtaren Ersida Bajgora".