Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KPA-së Nr. 1/2023, datë 10.11.2023, me kërkues Tom Dedaj (Juridiksion Disiplinor).

KËRKUES: Tom Dedaj
SUBJEKTE Këshilli i Lartë i Prokurorisë
TË INTERESUARA: Inspektori i Lartë i Drejtësisë

OBJEKTI:
1. Rigjykimin e çështjes së gjykuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit me vendimin nr. 01, datë 20.07.2020, që i përket kërkuesit Tom Dedaj.
2. Shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nr. 22, datë 28.01.2022, për shkarkimin e prokurorit Tom Dedaj nga detyra.
3. Kthimin ne detyrën e mëparshme të Prokurorit në Prokurorinë e Shkallës se Parë Dibër.
4. Dhënien e pagës nga data 30.11.2018 e deri në rifillimin e detyrës.
5. Dhënien e një shpërblimi të drejtë.

KPA ka vendosur: Moskalim të çështjes në seancë plenare.

Njoftim publik i Avokatit të Popullit datë 03.11.2023

Vendim i Komisonit Ad Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve për KLGJ dhe KLP për mosplotësim të kushteve ligjore nga kandidatët:

1. Donata Lepenica (Selmanaj)
2. Eduard Allamani
3. Eduard Mullaraj
4. Petrit Gaçi
5. Sokol Dedndreaj

(Vendim; Komision i Posaçëm; Ad Hoc; anëtar KLP; anëtar KLGJ; Këshilli i Lartë Gjyqësor; Këshilli i Lartë i Prokurorisë; kushte ligjore; kritere ligjore; institucionet e reja të drejtësisë; reforma në drejtësi).

Vendim i KPK-së nr. 711, datë 01.11.2023

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Blerina Muço, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Vendim i KPK-së nr. 710, datë 30.10.2023

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Herila Çela, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 708, datë 26.10.2023.

Subjekti i rivlerësimit: z. Mustafa Turku, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Vendim i KPA Nr. 2/2023, datë 24.10.2023, me ankuese Belina Zeneli (Kryemadhi) (Juridiksion Disiplinor).

ANKUESE: Belina Zeneli (Kryemadhi), prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.
SUBJEKTE TË INTERESUARA:
- Këshilli i Lartë i Prokurorisë, përfaqësuar nga znj. Danja Hobdari dhe znj. Lorana Kasapi me autorizimin nr. 2028/1, datë 04.09.2023.
- Inspektori i Lartë i Drejtësisë, z. Artur Metani.
OBJEKTI: Ndryshimin e vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nr. 20, datë 31.01.2022, “Për caktimin e masës disiplinore ndaj magjistrates Belina Zeneli (Kryemadhi), me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër” dhe kthimin e saj në detyrë.

KPA ka vendosur: Mospranimin e ankimit të magjistrates Belina Zeneli (Kryemadhi) kundër vendimit nr. 20, datë 31.01.2022, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, “Për caktimin e masës disiplinore ndaj magjistrates Belina Zeneli (Kryemadhi), prokurore në Prokurorinë e Shkallës së Parë Dibër”.