Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 647, datë 14.4.2023.

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Izabela Radovani, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 645, datë 11.4.2023.

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Ornela Xhembulla, ndihmëse ligjore në Prokurorinë e Përgjithshme.

Procesi i rivlerësimit është ndërprerë për shkak të dorëheqjes së subjektit.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 644, datë 11.4.2023.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Shkëlqim Kokona, ish-prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec.

KPK ka vendosur të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Shkëlqim Kokona, pa një vendim përfundimtar, për shkak se subjekti i rivlerësimit ka humbur statusin e magjistratit.

Vendim i KPA-së nr. 14/2023 (JR), datë 07.04.2023, për subjektin e rivlerësimit z. Rexhep Karaj.

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 478, datë 25.11.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Rexhep Karaj.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 641, datë 6.4.2023.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Besnik Shehu, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 642, datë 6.4.2023.

Subjekti i rivlerësimit: Z. Ded Miri, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

KPK ka vendosur të deklarojë përfundimin e procesit të rivlerësimit për z. Ded Miri, pa një vendim përfundimtar, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura e rivlerësimit kalimtar është bërë i pamundur, duke qenë se subjekti ka mbushur moshën e pensionit të pleqërisë.