Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KPA-së nr. 7/2023 (JR), datë 23.02.2023, për subjektin e rivlerësimit znj. Anita Mici.

KPA ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr. 287, datë 04.08.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Anita Mici.

Vendim i KPA-së nr. 6/2023 (JR), datë 22.02.2023, përfshirë mendimin e pakicës, për subjektin e rivlerësimit znj. Lindita Hoxha.

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 289, datë 06.08.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit znj. Lindita Hoxha.

Vendim i KPA-së nr. 5/2023 (JR), datë 21.02.2023; përfshirë mendimet paralele, për subjektin e rivlerësimit znj. Fjoralba Prifti.

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 299, datë 17.09.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për skarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit znj. Fjoralba Prifti.

Vendim i KPA Nr. 1/2023, datë 20.02.2023, dhe vendimi nr. 1/1, datë 28.03.2023, me ankues Shkëlqim Kokona (Juridiksion Disiplinor).

ANKUES: Shkëlqim Kokona, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, përfaqësuar nga avokatët Fatmir Braka dhe Anteo Papa, sipas prokurës së posaçme nr. {***} rep., nr. {***} kol., datë 20.01.2022.
SUBJEKTE TË INTERESUARA:
- Këshilli i Lartë i Prokurorisë, përfaqësuar nga znj. Danja Hobdari dhe z. Genti Zela me autorizimin nr. {***} prot., datë 20.06.2022.
- Inspektori i Lartë i Drejtësisë.
OBJEKTI: Shfuqizimi si antikushtetues, për vendimin nr. 411, datë 17.12.2021, për procedimin disiplinor (për përfundimin) dhe deklarimin absolutisht të pavlefshëm të masës së shkarkimit ndaj meje, dhe të raportit për hetim të subjektit, për shkelje të të drejtave të njeriut në procesin administrativ dhe për proces të parregullt ligjor, që bie ndesh me nenin 6 të Konventës së të Drejtave të Njeriut dhe një sërë nenesh të Kushtetutës së Shqipërisë. Rivendosja e të drejtave të kufizuara prej kësaj vendimmarrjeje.

KPA ka vendosur: Mospranimin e ankimit të magjistratit Shkëlqim Kokona kundër vendimit nr. 411, datë 17.12.2021, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për caktimin e masës disiplinore ndaj magjistratit Shkëlqim Kokona, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec”.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 625, datë 20.2.2023.

Subjekti i rivlerësimit : Z. Markelian Kuqo, ish-gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

KPK ka vendosur të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Markelian Kuqo, pa një vendim përfundimtar, për shkak se subjekti i rivlerësimit ka humbur statusin e magjistratit.

Vendim i KPA-së nr. 4/2023 (JR), datë 16.02.2023, për subjetin e rivlerësimit znj. Enkleda Osmani (Xhengo).

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr. 275, datë 20.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Enkeleda Osmani (Xhengo).