Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim nr.55 i KLP-së datë 01.04.2019

Për deklarimin e mbarimit të statusit, për shkak dorëheqje, të magjistratit z.Ardian Nezha, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë

Vendim i KPK-së Nr: 129 datë 28.03.2019

Subjekti i rivlerësimit: Z. Ylli Dhimitri, prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.

Me vendimin nr. ***, datë 12.4.2017, Prokurori i Përgjithshëm, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, të prokurorit në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, z. Ylli Dhimitri.


KPK ka vendosur :
Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Ylli Dhimitri, prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.


Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 16.04.2019.

Vendim i KPK-së Nr: Nr: 128 datë 28.03.2019

Subjekti i rivlerësimit: Z. Petrit Qerimi, prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

Me vendimin nr. ***, datë 03.09.2018, Prokurori i Përgjithshëm, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, të prokurorit në prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, z. Petrit Qerimi.

KPK ka vendosur : Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Petrit Qerimi, prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.

Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 17.04.2019.

Vendim i KPK-së Nr: 131 datë 28.03.2019

Subjekti i rivlerësimit: Znj. Fiqirete Mullaj, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Me vendimin nr. 2, datë 18.01.2018, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, më datë 01.01.2018, të gjyqtares Gjykatës së Apelit Tiranë, znj. Fiqirete Mullaj.

KPK ka vendosur :
Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për znj. Fiqirete Mullaj, me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.

Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 16.04.2019.

Vendim i KPK-së Nr: Nr: 130 datë 28.03.2019

Subjekti i rivlerësimit: Z. Zamir Poda, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Me vendimin nr. 27, datë 09.05.2017, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, më datë 16.05.2017, të gjyqtarit Gjykatës së Apelit Tiranë, z. Zamir Poda.

KPK ka vendosur :
Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Zamir Poda, me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur


Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 17.04.2019.

Vendim i KPK-së nr. 127, datë 27.03.2019, për subjektin e rivlerëzimit z. Agim Ferizaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Me vendimin nr. ***, datë 18.01.2018, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për pension, më datë 23.01.2018, të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Durrës.

KPK ka vendosur: Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për Z.Agim Ferizaj, me funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës, pa një vendim përfundimtar të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.