Vendim i KPK-së Nr: Nr: 121 datë 25.03.2019
Subjekti i rivlerësimit: Z. Granit Qypi, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës.
Me vendimin nr. ***, datë 16.10.2017, Këshilli i Lartë i Drejtësëisë, ka vendosur të
deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të mbushjes së moshës për
pension, më datë 10.10.2017, të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, z.
Granit Qypi.
KPK ka vendosur :
Të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Granit Qypi, me
funksion gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, pa një vendim përfundimtar
të çështjes, për shkak se objekti për të cilin ka nisur procedura është bërë i pamundur.
Vendimi mori formë të prerë pasi nuk u ankimua më datë 11.04.2019.