Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KLP-se Nr.302, datë 10.11.2022

Për “Një ndryshim në vendimin nr.157, datë 27.06.2022, të këshillit “Për praktikën profesionale të kandidatëve për magjistratë të Shkollës së Magjistraturës” të ndryshuar””

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) nr. 584, datë 7.11.2022.

Subjekti i rivlerësimit : Z. Ilir Turja, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Vendim i KPA-së nr. 41/2022 (JR), datë 31.10.2022; përfshirë mendimin e pakicës, për subjektin e rivlerësimit znj. Eda Kaja.

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 476, datë 16.11.2021, për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Eda Kaja.

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 580, datë 31.10.2022.

Subjekti i rivlerësimit :Z. Arben Lera, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Procesi i rivlerësimit është ndërprerë për shkak të dorëheqjes së subjektit.

Vendim i KPA-së nr. 40/2022 (JR), datë 27.10.2022, për subjektin e rivlerësimit z. Skënder Haluci.

KPA ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 244, datë 05.03.2020, për shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Skënder Haluci.

Vendim i Komisionit të Votimit të KLP-së nr. 1214/7, datë 25.10.2022 “Për rezultatin e zgjedhjeve dhe shpalljen e fituesve”.

I. Për anëtar prokuror në Këshillin e Lartë të Prokurorisë:
z. Etien Kapo 83 vota
znj. Ledina Riza 115 vota

II. Për anëtar prokuror në Këshillin Drejtues të Magjistraturës:
z. Albert Kuliçi 100 vota
z. Arqilea Koça 76 vota
znj. Elona Alvora 20 vota