Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Vendim i KLP-se Nr.232, datë 16.09.2022

Për “Rillogaritjen e pagave për anëtarët dhe ish-anëtarët e KLP-së, për periudhën 01.01.2019 – 28.05.2021”

Vendim i KLP-se Nr.233, datë 16.09.2022

Për “Një ndryshim në vendimin nr. 157, datë 27.06.2022, të këshillit “Per praktikën profesionale të kandidatëve për magjistratë të shkollës së magjistraturës””

Vendim i KLP-se Nr.234, datë 16.09.2022

Për “Shpalljen e vendit vakant për drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”

Vendim i KLGJ-së Nr. 375, datë 15.09.2022

Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera

Vendim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 560, datë 14.9.2022.

Subjekti i rivlerësimit : Z. Julian Xhengo, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Vendim i KLGJ-së Nr. 372, datë 13.09.2022

Për hapjen e procedurës së transferimit të përkohshëm për një pozicion të lirë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë