Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 11.07.2019

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku filloi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 61, datë 2.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, z. Gentjan Osmani, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, aktualisht anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Komisioneri Publik, në parashtrimet e çështjes, njohu trupin gjykues me shkaqet dhe çështjet konkrete të ankimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, përfshirë rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 10.07.2019

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, z. Xhezair Zaganjori, Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Komisioneri Publik, në parashtrimet e tij për aktet e depozituara nga subjekti i rivlerësimit, në seancën e datës 25.6.2019, pasi analizoi secilën prej tyre, i parashtroi trupit gjykues faktin se këto akte nuk provojnë të kundërtën e shkaqeve të ankimit. Komisioneri Publik kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të shqyrtojë dhe të vendosë për të gjitha shkaqet e ankimit.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 09.07.2019

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 60, datë 1.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, z. Gentian Medja, magjistrat/gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore, trupi gjykues u vuri në dispozicion palëve në proces draftmetodologjinë, e hartuar sipas kritereve vlerësuese të përcaktuara në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 09.07.2019

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit kundër vendimit nr. 32, datë 5.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, znj. Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, vendosi:
1. Ndryshimin e vendimit nr. 32, datë 5.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
2. Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
3. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 03.07.2019

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 43, datë 18.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, znj. Nertina Kosova, magjistrat/gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.

Gjatë seancës së sotme, subjekti i rivlerësimit iu përgjigj pyetjeve të drejtuara nga relatorja e çështjes dhe, në funksion të këtij pyetësori, kërkoi administrimin në cilësinë e provës të disa akteve shtesë.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 02.07.2019

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit kundër vendimit nr. 32, datë 5.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit, znj. Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjatë seancës së sotme, trupi gjykues njoftoi se është rrëzuar kërkesa e subjektit të rivlerësimit për përjashtimin e relatores së çështjes dhe ftoi palët në proces për konkluzionet përfundimtare.