Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 30.10.2020

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 275, datë 20.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj.Enkeleda Osmani (Xhengo), me funksion prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Durrës.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 275, datë 20.7.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 23.10.2020

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 276, datë 21.07.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj.Irena Brahimi, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 276, datë 21.7.2020, konstaton se përfundimet e arritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj.Irena Brahimi janë rrjedhojë e një hetimi jo të plotë administrativ.

Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që të riçelë hetimin gjyqësor, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit, në gjendjen që janë aktet, nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 22.10.2020

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 112, datë 04.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z.Dritan Peka, prokuror, Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Dritan Peka.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 22.10.2020

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 112, datë 04.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z.Dritan Peka, prokuror, Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 21.10.2020

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 187, datë 24.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z.Elvin Gokaj, prokuror / në atë kohë Drejtues i Prokurorisë së Apelit, Shkodër.

Komisioneri Publik, z. Florian Ballhysa, njoftoi trupin gjykues se Komisioneri Publik, z. Darjel Sina, i cili ka ushtruar ankim ndaj vendimit të mësipërm, e kishte të pamundur pjesëmarrjen në seancë për arsye objektive dhe se, nëpërmjet email-it, e kishte vënë në dijeni Kolegjin, duke i kërkuar edhe shtyrjen e seancës, në një kohë të përshtatshme.

Kryesuesja e trupit gjykues konfirmoi marrjen e email-it dhe, pasi përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit shprehu dakordësinë, lidhur me kërkesën e Komisionerit Publik, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seancës për në datën 2.11.2020, ora 10:00.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 08.10.2020

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi gjyqësor i ankimit kundër vendimit nr. 112, datë 04.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z.Dritan Peka, prokuror, Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Trupi gjykues, pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, njoftoi se seanca për shpalljen e vendimit përfundimtar do të mbahet më datë 22.10.2020, ora 13:00.