Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 20.11.2018

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ka ushtruar ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 63, datë 6.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Arben Dollapaj, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 16.11.2018

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vijoi shqyrtimi i ankimit të paraqitur nga ky institucion kundër vendimit nr. 22, datë 7.6.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit z. Edmond Islamaj, gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Komisioneri Publik në fillim të seancës gjyqësore kërkoi që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të vendosë lidhur me kërkesën për riçeljen e një hetimi tërësor ose të pjesshëm, me qëllim marrjen e provave për secilin nga shkaqet e ankimimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 15.11.2018

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 61, datë 2.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Gentjan Osmani, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 12.11.2018

Komisioneri Publik ishte sot i pranishëm në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku u shqyrtua ankimi i paraqitur nga ky institucion kundër vendimit nr. 22, datë 7.6.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhënë për subjektin e rivlerësimit z. Edmond Islamaj, gjyqtar në Gjykatën e Lartë.

Komisioneri Publik në parashtrimet e çështjes njohu trupën gjykuese me shkaqet e ankimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që në vlerësimin e Komisionerit Publik nuk ka kryer një hetim të plotë, për të vendosur se subjekti i rivlerësimit ka krijuar një nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 31.10.2018

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 58, datë 1.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Besnik Muçi, Prokuror i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.

Njoftim për shtyp i IKP-së datë 26.10.2018

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 62, datë 3.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë