Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 07.08.2019
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 07.08.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës me këtë rend dite:
1. Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
2. Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
3. Përcaktimi i kalendarit të intervistave me kandidatët e lejuar për kandidim në vendet vakante të shpallura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të shpallur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
4. Miratimi i ekspertëve të gjuhëve të huaja në funksion të realizimit të intervistave me kandidatët e lejuar.
5. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës dhe zhvillimi i intervistës, sipas ligjit, me kandidatin Besnik Muçi, i kandiduar për vende vakante në në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi.