Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 05.10.2020
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 05.10.2020, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:
A. Ndalimin e kandidimit të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:
1. Sergjio Mazreku, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
2. Sinan Tafaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
3. Shaqir Hasanaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
4. Zhaklina Peto, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019.
B. Vijimin e procedurës së verifikimit për kandidatët; Sonila Bejtja dhe Eugen Papandile, ditën e premte, datën 09.10.2020, ora 14.00.