Njoftim i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 15.01.2019
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (I Përkohshëm) 2019 (KED), me praninë e të gjithë anëtarëve, anëtarëve zëvendësues, subjekteve që ftohen sipas ligjit dhe si të ftuar për këtë rast, edhe të përfaqësuesve të EURALIUS dhe OPDAT, zhvilloi mbledhjen e tij të parë, ditën e sotme, 15.01.2016, në ambientet e e Gjykatës së Lartë, e cila, sipas nenit 219 të ligjit nr. 115/2016, është edhe selia e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
KED, me përbërjen e tij të re, të zgjedhur me short nga Kuvendi, për të ushtruar komptencat dhe detyrime kushtetuese dhe ligjore për vitin 2019, me përgjegjshmëri institucionale, profesionale dhe qytetare, diskutoi për të gjitha cështjet e paracaktuara për shqyrtim në Rendin e Ditës.
KED vlerësoi se me konstituimin e tij, menjëherë duhet të angazhohet për të përmbushur të gjitha kompetencat dhe detyrimet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, të cilat janë unike dhe të pazëvendësueshme lidhur me verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për pozicionet vaktante tashmë të krijuara për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektor të Lartë të Drejtësisë, në mënyrë që organet e tjera kushtetuese të emërimit apo zgjedhjes të kenë mundesinë për të ushtruar kompetencat e tyre.