Njoftime Publike

Vendim i KPK datë 03.04.2024 për subjektin e rivlerësimit znj. Laureta Caushi Nezaj.

KPK ka vendosur: Konfirmim në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Laureta Nezaj Çaushi, ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë.

Njoftim vendimi i KPK-së datë 15.12.2023

KPK ka vendosur: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit z. Hektor Mushi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Njoftim mbi seancën e shpalljes së vendimit për subjektin e rivlerësimit z. Bardhyl Shehu.

KPK ka vendosur: Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Bardhyl Shehu, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Njoftim mbi seancën e shpalljes së vendimit për subjektin e rivlerësimit z. Sami Ujkashi.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Sami Ujkashi, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Njoftim mbi seancën e shpalljes së vendimit për subjektin e rivlerësimit znj. Merita Selimi.

KPK ka vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit znj. Merita Selimi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnje.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 13.01.2021

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore, në datën 11.1.2021 për subjektin e rivlerësimit, Shkëlqim Mustafa bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 13.1.2021, vendosi:
-Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Shkëlqim Mustafa, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Tiranë..