Njoftime Publike

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 21.07.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 16.7.2020, për subjektin e rivlerësimit, z. Niko Rapi bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 21.7.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Niko Rapi, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 20.07.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se në bazë të ligjit nr. 84/2016, sot, në datën 20.7.2020, ora 17:00, zhvilloi procesin për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Komisionit.
Pas votimit të fshehtë, që u zhvillua në prani edhe të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, rezultoi e zgjedhur me 7 (shtatë) vota pro, kandidatja Pamela Qirko.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 20.07.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 14.7.2020, për subjektin e rivlerësimit, znj. Enkeleda Osmani (Xhengo), bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më 20.7.2020, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Enkeleda Osmani (Xhengo), prokurore pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 16.07.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 14.7.2020 për subjektin e rivlerësimit, z. Spartak Çoçoli, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 16.7.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Spartak Çoçoli, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 10.07.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 7.6.2020, për subjektin e rivlerësimit, znj. Alkelina Gazidedja, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, më 10.7.2020, vendosi:
1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Alkelina Gazidedja, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
2. Transferimin për inspektim, pranë organit kompetent të dy vendimeve të Gjykatës së Lartë, përkatësisht:

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 08.07.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 30.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, znj. Rozeta Qirjaqi, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 8.7.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Rozeta Qirjaqi, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Korçë