Njoftime Publike

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 12.06.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 10.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, Etleva Dedja, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 12.6.2020, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Etleva Dedja, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 12.06.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 4.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, Gjon Fusha, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 12.6.2020, vendosi:
1. Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Gjon Fusha, prokuror/drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.
2. Transferimin per inspektim, pranë organit kompetent, Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë të dy dosjeve penale, përkatësisht dosjen që i përket Vendimit penal nr. 276, datë 16.10.2015 të Gjykatë së Apelit Gjirokastër, si dhe dosjen që i përket Vendimit penal nr. 44, 21.05.2019 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 08.06.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 4.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, Ludovik Dodaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 8.6.2020, vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z.Ludovik Dodaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 04.06.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 11.3.2020 për subjektin e rivlerësimit, Entela Shedula, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 04.06.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Entela Shedula, kryetare/gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 12.03.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 12.3.2020 për subjektin e rivlerësimit, Nevrie Duka (Halo), bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 12.3.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Nevrie Duka (Halo), gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 05.03.2020

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 3.3.2020 për subjektin e rivlerësimit, Ardit Mustafaj, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 5.3.2020, vendosi:
Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Ardit Mustafaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.