Njoftim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 17.06.2020
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 11.6.2020 për subjektin e rivlerësimit, Edlira Petri, bazuar në ligjin nr. 84/2016, sot, në datën 17.6.2020, me shumicë votash vendosi:
Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Edlira Petri, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.