Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 29/10/2020

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.47/2020, datë 22.10.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 264, datë 17.06.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elona Toro.

Sot, në datën 29.10.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz

Njoftim vendimi i KPA-së datë 23/10/2020

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.42/2019, datë 17.09.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Fuat Vjerdha, kundër vendimit nr. 155, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Ndryshimin e vendimit nr. 155, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fuat Vjerdha dhe konfirmimin e tij në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Shkodër.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Njoftim vendimi i KPA-së datë 22/10/2020

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 23/2019, datë 08.05.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 112, datë 04.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Dritan Peka.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi:

- Ndryshimin e vendimit nr.112, datë 04.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Dritan Peka.
- Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 22.10.2020.

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 16/10/2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 16.10.2020, ora 10:00, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 40/2018, datë 04.09.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjana Fullani kundër vendimit nr. 186, datë 23.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 15/10/2020

Ditën e hënë, më datë 09.11.2020, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.32/2019, datë 09.07.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Edison Ademi, kundër vendimit nr. 137, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

Njoftim vendimi i KPA-së datë 15/10/2020

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.28/2019, datë 24.05.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Çlirim Shahini, kundër vendimit nr. 124, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1.Lënien në fuqi të vendimit nr. 124, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Çlirim Shahini.