Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 17/12/2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 17.12.2020, pasi mori në shqyrtim në dhomë këshillimi çështjen (JR) nr.7/2020, datë 05.02.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Astrit Haxhialushi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 225, datë 07.01.2020, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, vendosi që gjykimi i çështjes të vijojë në seancë gjyqësore publike, ditën e hënë, në datën 28.12.2020, ora 10:00.

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 17/12/2020

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.17/2020, datë 02.06.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Arjana Liço, kundër vendimit nr. 247, datë 05.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 247, datë 05.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arjana Liço. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.12.2020.

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 16/12/2020

Ditën e martë, më datë 12.01.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.34/2019 datë 18.07.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Albina Spaha, kundër vendimit nr. 139, datë 15.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 16/12/2020

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.43/2019, datë 18.09.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Cena, kundër vendimit nr. 160, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 160, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Shkëlzen Cena. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 16.12.2020.

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 15/12/2020

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 25/2019, datë 20.05.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Arqilea Koça kundër vendimit nr. 113, datë 08.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 59, pika 1 dhe 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi: Ndryshimin e vendimit nr.113, datë 08.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Arqilea Koça dhe konfirmimin e tij në detyrën e prokurorit pranë Prokurorisë së Përgjithshme. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.12.2020.

Njoftim për shtyp i KPA-së datë 14/12/2020

Sot, më datë 14.12.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 38/2019, datë 04.09.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Idriz Mulkurti kundër vendimit nr. 159, datë 14.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtari Ardian Hajdari. Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve. Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 38/2019, datë 04.09.2019, do të ketë përbërjen që vijon: Kryesuese: Ina Rama Relatore: Rezarta Schuetz Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo