Njoftim për shtyp i KPA-së datë 13/10/2020
Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit znj. Albana Shtylla priti sot në ambientet e Kolegjit ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ShSZnj. Yuri Kim dhe Këshilltaren Ligjore Rezidente të OPDAT në Shqipëri znj. Michelle Lakomy.
Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, znj. Shtylla e njohu ambasadoren me sfidat e procesit të rivlerësimit, nevojën dhe mundësitë për përshpejtimin e tij, si dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme për institucionet e rivlerësimit, për kryerjen me përgjegjësi dhe profesionalizëm të funksionit të tyre kushtetues.