Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KPA-së 24/06/2020

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.5/2019, datë 28.01.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Shpëtim Kurti, kundër vendimit nr. 80, datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin Dh, pika 3 dhe 4 të Aneksit të Kushtetutës, nenin 61, pika 2 dhe 3, si dhe në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 80, datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Shpëtim Kurti.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.06.2020.

Njoftim për shtyp i KPA-së 23/06/2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 23.06.2020, ora 11:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.44/2019, datë 18.09.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 162, datë 19.06.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Manjola Kajana.

Njoftim për shtyp i KPA-së 23/06/2020

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.20/2020, datë 17.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fatri Islamaj kundër vendimit nr. 220, datë 10.12.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 23.06.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Luan Daci

Njoftim për shtyp i KPA-së 22/06/2020

Ditën e hënë, më datë 22.06.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vijoi shqyrtimi në dhomë këshillimi i çështjes (JR) nr.5/2019, datë 28.01.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Shpëtim Kurti, kundër vendimit nr. 80, datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Për arsye objektive që lidhen me pamundësinë e qëndrimit të mëtejshëm në seancë të vëzhguesit ndërkombëtar, seanca u ndërpre dhe u shty për në datën 24.06.2020, në orën 11.30.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

Njoftim për shtyp i KPA-së 19/06/2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 19.06.2020, ora 12:30, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 10/2019, datë 29.02.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 86, datë 17.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Alma Kolgjoka.