Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KPA-së 16/06/2020

Ditën e hënë, më datë 22.06.2020, ora 09:00, do të vazhdojë shqyrtimi në dhomë këshillimi i çështjes (JR) nr.5/2019, datë 28.01.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Shpëtim Kurti, kundër vendimit nr. 80, datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Ky gjykim ishte pezulluar me vendim të ndërmjetëm të trupit gjykues të datës 11.03.2020, deri në shqyrtimin e kërkesës së subjektit të rivlerësimit për përjashtimin e anëtarëve të trupit gjykues.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

Njoftim për shtyp i KPA-së 15/06/2020

Ditën e mërkurë, më datë 08.07.2020, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.18/2019, datë 09.04.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Ana Golloshi, kundër vendimit nr. 106, datë 13.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Relator: Luan Daci
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

Njoftim për shtyp i KPA-së 15/06/2020

Ditën e mërkurë, më datë 15.07.2020, ora 09:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.14/2019, datë 04.03.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Agron Vavla, kundër vendimit nr. 94, datë 21.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Njoftim për shtyp i KPA-së 12/06/2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se gjykimi në seancë gjyqësore publike i çështjes (JR) nr.10/2019, datë 19.02.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.86, datë 17.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alma Kolgjoka, i caktuar ditën e premte, në datën 19.06.2020, ora 10:30, do të shtyhet për në orën 12.30.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Luan Daci
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në adresën “Pallati i Kongreseve”, Tiranë.

Njoftim për shtyp i KPA-së 11/06/2020

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.19/2020, datë 09.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Eneida Civici kundër vendimit nr. 251, datë 09.03.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 11.06.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Njoftim për shtyp i KPA-së 09/06/2020

Ditën e mërkurë, më datë 24.06.2020, ora 10.00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.51/2019, datë 17.10.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 169, datë 26.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Regleta Panajoti.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Luan Daci
Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.