Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KPA-së 19/06/2020

Ditën e hënë, më datë 20.07.2020, ora 10:00, do të gjykohet në seancë plenare publike, çështja e Juridiksionit Disiplinor nr. 1/2019, datë 19.12.2019 me kërkues Tom Dedaj, kundër vendimit nr. 22, datë 28.01.2019 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Kjo çështje do të shqyrtohet nga gjyqtarët:
Natasha Mulaj, Kryetare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Albana Shtylla, Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Ardian Hajdari, Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Ina Rama, Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Luan Daci, Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Rezarta Schuetz, Anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit
Sokol Çomo, Anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Njoftim për shtyp i KPA-së 18/06/2020

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.15/2019, datë 06.03.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Alltun Çela, kundër vendimit nr. 95, datë 08.01.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 95, datë 08.01.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Alltun Çela.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 18.06.2020.

Njoftim për shtyp i KPA-së 18/06/2020

Ditën e premte, më datë 17.07.2020, ora 10.00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.21/2019, datë 24.04.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 103, datë 05.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Donika Prela.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo
Seanca publike do të zhvillohet në adresën “Pallati i Koncerteve”, Tiranë.

Njoftim për shtyp i KPA-së 17/06/2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se gjykimi në seancë gjyqësore publike i çështjes (JR) nr.51/2019, datë 17.10.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.169, datë 26.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Regleta Panajoti, i caktuar për ditën e mërkurë, datë 24.06.2020, ora 10:00, për arsye objektive do të shtyhet, për t’u zhvilluar ditën e enjte, në datën 25.06.2020, ora 10:00.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Luan Daci
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në “Pallatin e Koncerteve”, në adresën “Bulevardi Dëshmorët e Kombit”, Tiranë.

Njoftim për shtyp i KPA-së 16/06/2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 16.06.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.44/2019, datë 18.09.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 162, datë 19.06.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Manjola Kajana.
Në funksion të shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues me vendim të ndërmjetëm, vendosi të pranojë në cilësinë e provës të gjitha aktet e cituara në séancë nga kryesuesja, akte të sjella si përgjigje nga institucione të ndryshme dhe akte të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit.
Me kërkesë të Komisionerit Publik dhe subjektit të rivlerësimit për një afat të arsyeshëm për t’u njohur me provat dhe për t’u shprehur në lidhje me to, trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 23 qershor 2020, ora 11:00.
Kryesuesja e séancës u kërkoi palëve që në seancën e ardhshme të jenë të përgatitura për të shprehur konkluzionet përfundimtare mbi çështjen.

Njoftim për shtyp i KPA-së 16/06/2020

Ditën e hënë, më datë 22.06.2020, ora 09:00, do të vazhdojë shqyrtimi në dhomë këshillimi i çështjes (JR) nr.5/2019, datë 28.01.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Shpëtim Kurti, kundër vendimit nr. 80, datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Ky gjykim ishte pezulluar me vendim të ndërmjetëm të trupit gjykues të datës 11.03.2020, deri në shqyrtimin e kërkesës së subjektit të rivlerësimit për përjashtimin e anëtarëve të trupit gjykues.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj