Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KPA-së 12/03/2020

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Luan Daci relator, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 40/2018, datë 18.12.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 63, datë 06.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Arben Dollapaj.
Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi:
- Ndryshimin e vendimit nr. 63 datë 06.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Arben Dollapaj, prokuror, në momentin e fillimit të procesit të rivlerësimit, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në momentin e shpalljes së këtij vendimi.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 12.03.2020.

Njoftim për shtyp i KPA-së 11/03/2020

Ditën e mërkurë, më datë 11.03.2020, ora 10:00, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua seanca gjyqësore në dhomë këshillimi për shqyrtimin e çështjes me nr. (JR) regjistri 5/2019, datë 28.01.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shpëtim Kurti kundër vendimit nr. 80, datë 23.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në seancën e sotme, bazuar në kërkesën e datës 09.03.2020 të subjektit të rivlerësimit për përjashtimin e të gjithë anëtarëve të trupit gjykues që do të shqyrtojë ankimin e tij kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, u vendos pezullimi i shqyrtimit gjyqësor të çështjes, deri në shqyrtimin e kërkesës së subjektit të rivlerësimit për përjashtimin e antarëve të trupit gjykues.

Njoftim për shtyp i KPA-së 11/03/2020

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.12/2020, datë 04.03.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 224, datë 20.12.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Astrit Kalaja.
Sot, në datën 11.03.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Luan Daci

Njoftim për shtyp i KPA-së 11/03/2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e virusit COVID-19 në vend dhe në kuadër të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar prej tij, kufizon veprimtarinë dhe shërbimet e tij. Seancat gjyqësore publike dhe në dhomë këshillimi, që u përkasin juridiksionit të rivlerësimit dhe juridiksionit disiplinor, të publikuara për t’u zhvilluar, do të shtyhen deri në një njoftim të dytë. Këto seanca ishin parashikuar si më poshtë:
- Seanca gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 10/2019, për subjektin e rivlerësimit, znj. Alma Kolgjoka, përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e mërkurë, datë 25.03.2020, ora 10:00.
- Seanca gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 44/2019, për subjektin e rivlerësimit, znj. Manjola Kajana, përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e enjte, datë 26.03.2020, ora 9:30.
- Seanca plenare publike për çështjen (JD) nr. 1/2019, me kërkues Tom Dedaj, përcaktuar për t’u zhvilluar ditën e martë, datë 24.03.2020, ora 10:00.

Njoftim për shtyp i KPA-së 06/03/2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 06.03.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.44/2019, datë 18.09.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 162, datë 19.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Manjola Kajana.

Njoftim për shtyp i KPA-së 05/03/2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 05.03.2020, ora 08:30, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.40/2018, datë 18.12.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 63, datë 06.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Arben Dollapaj.