Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KPA-së 04/03/2020

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.9/2019, datë 12.02.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Izet Kadana, kundër vendimit nr. 92, datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 92, datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Izet Kadana.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 04.03.2020.

Njoftim për shtyp i KPA-së 03/03/2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 03.03.2020, ora 11:30, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.13/2019, datë 27.02.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 90, datë 20.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Adnand Kosova.

Njoftim për shtyp i KPA-së 27/02/2020

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 12/2019, datë 22.02.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Cani.
Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi:
- Ndryshimin e vendimit nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Besnik Cani, prokuror në momentin e fillimit të procesit të rivlerësimit, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në momentin e shpalljes së këtij vendimi.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 27.02.2020, ora 10:00, në Tiranë.

Njoftim për shtyp i KPA-së 25/02/2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 25.02.2020, ora 11:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr.40/2018, datë 18.12.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 63, datë 06.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Arben Dollapaj.

Njoftim për shtyp i KPA-së 24/02/2020

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.11/2020, datë 18.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Marjana Velçani kundër vendimit nr.222, datë 12.12.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 24.02.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Luan Daci
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Njoftim për shtyp i KPA-së 20/02/2020

Ditën e enjte, më datë 20.02.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr.5/2019, datë 28.01.2019 për ankimin që subjekti i rivlerësimit Shpëtim Kurti ka bërë kundër vendimit nr.80, datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Për arsye të njohjes me informacion të klasifikur “sekret shtetëror”, trupi gjykues vendosi të ndërpresë seancën e gjykimit në dhomë këshillimi dhe ta shtyjë atë, për në datën 11.03.2020, në orën 10:00.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj