Njoftime Publike

Njoftim për shtyp i KPA-së 20/02/2020

Ditën e enjte, më datë 20.02.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua seanca në dhomë këshillimi për çështjen (JR) nr.5/2019, datë 28.01.2019 për ankimin që subjekti i rivlerësimit Shpëtim Kurti ka bërë kundër vendimit nr.80, datë 23.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Për arsye të njohjes me informacion të klasifikur “sekret shtetëror”, trupi gjykues vendosi të ndërpresë seancën e gjykimit në dhomë këshillimi dhe ta shtyjë atë, për në datën 11.03.2020, në orën 10:00.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj

Njoftim për shtyp i KPA-së 19/02/2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 19.02.2020, ora 10:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 10/2019, datë 29.02.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 86, datë 17.12.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Alma Kolgjoka.

Njoftim për shtyp i KPA-së 19/02/2020

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.10/2020, datë 17.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjan Balliu kundër vendimit nr.211, datë 18.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 19.02.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Albana Shtylla

Njoftim për shtyp i KPA-së 19/02/2020

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.9/2020, datë 13.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Agim Bendo kundër vendimit nr.216, datë 04.12.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 19.02.2020, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relator: Luan Daci
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Njoftim për shtyp i KPA-së 18/02/2020

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 18.02.2020, ora 11:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 12/2019, datë 22.02.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Cani.

Njoftim për shtyp i KPA-së 17/02/2020

Ditën e premte, më datë 06.03.2020, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.44/2019, datë 18.09.2019 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 162, datë 19.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Manjola Kajana.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relator: Luan Daci
Anëtarë: Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz