Procesverbale të mbledhjeve

Mbledhja Plenare NR.50 e KLP-së datë 18 Mars 2020

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjes plenare të datës 24.02.2020 dhe datës 04.03.2020.
2. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër”.
3. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat”.
4. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të dy prrokurorëve në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”.
5. Miratimi i projektaktit “Për miratimin e listës me emrat e kandidatëve për prokurorë pranë Prokurorisë së Posaçme të cilët plotësojnë kushtet ligjore pas vlerësimit paraprak.

Mbledhja Plenare NR.49 e KLP-së datë 04 Mars 2020, Ora 11:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 24.02.2020
2. Miratimi i projektaktit për komandimin e magjistrates Mirela Kapo ndihmësmagjistrate pranë zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
3. Miratimi i projektaktit për mbarimin e mandatit si anëtar i KLP-së për z. Besnik Cani.
4. Hedhja e shortit për përzgjedhjen e tre anëtarëve të komisionit të përkohshëm i cili do të shqyrtojë ankimin e një shtetasi kunder vendimit të Prokurorit të Përgjithshem i cili ka vendosur arshivimin e çështjes.
5. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).

Mbledhja Plenare NR.48 e KLP-së datë 24 Shkurt 2020, Ora 11:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve te mbledhjeve plenare të datës 05.02.2020 dhe 11.01.2020 të Këshillit.
2. Miratimi i raporteve për analizimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit:
• Enrik Haxhija • Alketa Zifla • Abaz Muça • Bledar Maksuti • Marjeta Zaimi • Adriano Dyrmishi • Rozeta Qirjaqi
3. Miratimi i projekt vendimit pёr caktimin e përkohshёm tё një prokurori në pozicionin e prokurorit pranë Gjykatës së Apelit Korçë.
4. Miratimi i projekt vendimit pёr caktimin e përkohshёm tё një prokurori në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.
5. Miratimi i projektvendimit pёr caktimin e përkohshёm tё prokurorit Julian Çafka në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.
6. Miratimi i projekt vendimit për ndërprerjen e caktimit të përkohshёm tё prokurorit Françesk Ganaj si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.
7. Prezantimi i opinioneve për kandidatët, të cilët kanë shprehur interesin për t’u komanduar pranë zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. (kabineti i Inspektorit)
8. Prezantimi i opinioneve për kandidatët, të cilët kanë shprehur interesin për t’u komanduar në pozicionin Këshilltar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
9. Miratim i projekt vendimit për fillimin e procedurës për verifikimin e pasurisë dhe figurës për kancelarët në detyrë në sistemin e prokurorisë.
10. Miratim i projekt vendimit për fillimin e procedurës për verifikimin e pasurisë dhe figurës për kandidatët që kanë shprehur interesin për t’u komanduar si inspektor në ILD.
11. Miratim i projekt vendimit për shtyrjen e afatit të aplikimit për plotësimin e 2 (dy) pozicioneve vakante si prokurorë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (këtej e tutje Prokuroria e Posaçme).
12. Miratimi i projekt vendimit për fillimin e procedurave të komandimit të një magjistrati prokuror pranë EUROJUST për një periudhë 30 mujore
13. Të tjera, (hedhja e shortit për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit të cilët do të jenë pjesë e Komisionit të Posaçëm për vlerësimin paraprak të kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme, bazuar në nenin 11 të Rregullores).

Mbledhja Plenare NR.47 e KLP-së datë 11 Shkurt 2020, Ora 11:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbaleve te mbledhjeve plenare të datës 27.01.2020 dhe 31.01.2020 të Këshillit.
2. Miratimi i projektakteve për emërimin dhe caktimin në detyrë të 10 (dhjetë) magjistratëve të rinj të diplomuar në vitin 2019 në Shkollën e Magjistraturës.
3. Miratimi i projektaktit për dhënie leje të papaguar bazuar në kërkesën e prokurorit, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet.
4. Miratimi i projektaktit “Për krijimin e seksioneve për të miturit pranë Prokurorive”.
5. Miratimi i raportit për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit Ervin Karanxha.
6. Miratimi i raportit për analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit Artan Hasbi.
7. Miratimi i projektaktit “Për miratimin e aktiviteteve trajnuese të shkollës së magjistraturës për periudhën janar-mars 2020”.
8. Miratimi i projektaktit për pranimin e dorëheqjes së prokurorit Erion Pustina, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.
9. Miratimi i Rregullores “Mbi kriteret dhe procedurat e ngritjes në detyrë në shkallët më të larta dhe në pozicionin e drejtuesit në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.
10. Të tjera (Paraqitja e raporteve vjetore nga Komisionet e përhershme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë)

Mbledhja Plenare NR.46 e KLP-së datë 05 Shkurt 2020, Ora 10:30

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projektaktit “Për plotësimin e pozicioneve pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë përmes procedurës së komandimit të prokurorëve”.
2. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime)

Mbledhja Plenare NR.45 e KLP-së datë 31 Janar 2020, Ora 10:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projektaktit “Për emërimin e prokurores Doloreza Musabelliu në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2. Miratimi i projektaktit për miratimin e raportit për verifikimin e pasurisë, figurës dhe integritetit si dhe kushteve të tjera ligjore të kandidatit Armida Kaçi për t’u pranuar në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2019-2020.
3. Miratimi i projektaktit për miratimin e raportit për verifikimin e pasurisë, figurës dhe integritetit si dhe kushteve të tjera ligjore të kandidatit Griselda Haxhiaj për t’u pranuar në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2019-2020.
4. Miratimi i projektaktit për miratimin e raportit për verifikimin e pasurisë, figurës dhe integritetit si dhe kushteve të tjera ligjore të kandidatit Leonard Suçi për t’u pranuar në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2019-2020.
5. Miratimi i projektaktit “Për miratimin e listës pjesore të kandidatëve të pranuar në formimin fillestar Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2019-2020. 6. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).