Procesverbale të mbledhjeve

Mbledhja Plenare NR.07 e KLP-së datë 06 Mars 2019, Ora: 10:00

Rendi i ditës:
Miratimi i projekt-akteve të vlerësimit në kuadër të rivlerësimit kalimtar për 6 prokurorë: Hysni Vata, Gjon Fusha, Enkeleda Millonai, Julian Cafka, Altin Dumani, Artur Ismajlukaj;
b) Miratimi i përfundimit të mandatit për Antoneta Sevdarin dhe Përparim Hasën
c) Miratimi për deklarim të mbarimit të mandatit të prokurorit Petrit Fusha.

Mbledhja Plenare NR.06 e KLP-së datë 22 Shkurt 2019, Ora: 10:00

Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i Projekt - Vendimit për komandimin e 6 (gjashtë) prokurorëve pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
2. Shqyrtimi i Projekt - Rregullores për Angazhimin e Prokurorëve në Veprimtari Jashtë Funksionit.
3. Shqyrtimi i Projekt Rregullores për Zhvillimin e Shortit për Përzgjedhjen e Dosjeve në Kuadër të Procesit të Rivlerësimit;
4. Shqyrtimi i Projekt Vendimit për mbarimin e caktimit të përkohshëm të prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.
5. Shqyrtimi i Projekt – Vendimit për plotësimin e përkohshëm të pozicionit të Kryetarit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda përmes procedurës të caktimit të përkohshëm në këtë pozicion të një prokurori tjetër;
6. Shqyrtimi i Projekt – Vendimit për plotësimin e përkohshëm të pozicionit të Kryetarit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Korçë përmes procedurës të caktimit të përkohshëm në këtë pozicion të një prokurori tjetër;
7. Diskutim i kërkesës së grupeve parlamentare të opozitës për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm.
8. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje);

Mbledhja Plenare NR.05 e KLP-së datë 06 Shkurt 2019

Rendi i ditës:
Ndryshimi i vendimit të datës 7 Janar 2019 duke ndryshuar datën përfundimtare për dorëzimin e aplikimeve nga data 07 Shkurt 2019 - 21 Shkurt 2019

Mbledhja Plenare NR.04 e KLP-së datë 28 Janar 2019, Ora 10:00

Rendi i ditës:
1. Caktimi i numrit maksimal të kandidatëve për magjistratë, në profilin prokuror në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2019-2020.
2. Shqyrtimi i projekt vendimit mbi shkarkimin e prokurorit Tom Dedaj.
3. Shqyrtimi i kërkesës së Drejtueses së Prokurorisë Pukë për plotësimin e organikës së këtij institucioni.
4. Të ndryshme (diskutime/pyetje/përgjigje).

Mbledhja Plenare NR.03 e KLP-së datë 21 Janar 2019, Ora 10:00

Rendi i ditës:
- Verifikimi i pjesëmarrjes dhe i kuorumit;
- Prezantim i shkurtër nga Kryetari i Këshillit mbi:
(i) Ecurinë e procedurave për plotësimin e pozicioneve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;
(ii) Ecurinë e procedurave për verifikimin e pasurisë dhe të figurës të kandidatëve për prokurorë të diplomuar nga Shkolla e Magjistraturës;
(iii) Tranzicioni i detyrave dhe përgjegjësive për vlerësimin e aftësive profesionale të prokurorëve në kuadër te procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
- Shqyrtimi i projekt vendimit për miratimin e strukturës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe propozimin e buxhetit për vitin 2019;
- Shqyrtimi i projekt vendimit mbi kërkesën e dy prokurorëve për deklarimin e mbarimit të caktimit të përkohshëm;
- Shqyrtimi i projekt vendimit për nisjen e procedurave për plotësimin e 6 pozicioneve pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë përmes procedurës së komandimit të prokurorëve;
- Shqyrtimi i projekt vendimit mbi shkarkimin e prokurorit Tom Deda;
- Të tjera.

Mbledhja Plenare NR.02 e KLP-së datë 07 Janar 2019

Rendi i ditës:
1. Prezantim i shkurtër nga ana e Kryetarit të Këshillit në lidhje me ecurinë e procedurave me natyrë adiminstrative për krijimin e kushteve të punës për institucionin;
2. Diskutime në lidhje me fillimin e procedurave për krijimin e SPAK;
3. Miratimin e një projekt vendimi për fillimin e procedurave për verifikimin e figurës dhe pasurisë së kandidatëve për prokuror;
4. Shqyrtimin e kërkesave të dy prokurëve për deklarimin e mbarimit të caktimit të përkohshëm