Procesverbale të mbledhjeve

Mbledhja Plenare NR.44 e KLP-së datë 27 Janar 2020, Ora 12:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 15.01.2020 .
2. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër ”.
3. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.
4. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.
5. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
6. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
7. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e Drejtuesit Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet.
8. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.
9. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.
10. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
11. Miratimi i projektaktit për shpalljen e dy vendeve vakande për prokurorë në Prokurorinë e Posaçame kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.(SPAK)
12. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).

Mbledhja Plenare NR.43 e KLP-së datë 20 Janar 2020, Ora 10:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projektaktit për pranimin e dorëheqjes së kancelares se Prokurorisë së Apelit Durrës.
2. Miratimi i projektaktit për komandimin e magjistrates Pranvera Pustina si ndihmësmagjistrate në Prokurorinë e Përgjithshme.
3. Miratimi i projektaktit për komandimin e magjistratit Ols Dado si ndihmësmagjistrat në Prokurorinë e Përgjithshme.
4. Miratimi i projektaktit për komandimin e magjistratit Arens Cela si ndihmësmagjistrat në Prokurorinë e Përgjithshme.
5. Miratimi i projektaktit për miratimin e relacioneve për verifikimin e pasurisë, figurës dhe integritetit si dhe kushteve të tjera ligjore të kandidatëve për t’u emëruar magjistrat Prokuror, pas diplomimit në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2018-2019. (për 10 magjistratët e rinj)
6. Projekt akti për shpalljen e vakancave për emërimin e magjistratëve të rinj.
7. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).

Mbledhja Plenare NR.42 e KLP-së datë 15 Janar 2020, Ora 10:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i numrit maksimal të kandidatëve për magjistratë në profilin prokuror, në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2020-2021
2. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të z.Gjon Fusha në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Gjirokastër”.
3. Prezantimi i opinioneve për kandidatët, të cilët kanë shprehur interesin për tu komanduar në tre pozicione në Prokurorinë e Përgjithshme, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
4. Miratimi i projektaktit për dhënie leje të papaguar bazuar në kërkesën e prokurorit.
5. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).

Mbledhja Plenare NR.35 e KLP-së datë 29 Dhjetor 2019

Rendi i ditës:
Miratimi i listës zyrtare të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm

Mbledhja Plenare NR.41 e KLP-së datë 26 Dhjetor 2019, Ora 12:00

Rendi i ditës:
1. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës”.
2. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan”.
3. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të prokurores Violeta Shkurta në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier”.
4. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Arben Dyla në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë”.
5. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të prokurorit Françesk Ganaj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë”.
6. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të prokurores Alma Bramo në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës”.
7. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të prokurores Suela Beluli në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës”.
8. Miratimi i vendimit “Për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për znj.Marjana Shtjefni, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Shkodër, për shkak të dorëheqjes”.
9. Miratimi i projektaktit të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokuroren Anisa Qilimi.
10. Miratimi i projektaktit të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Ludovik Doda.
11. Miratimi i projektaktit të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Spartak Çoçoli.
12. Miratimi i projektaktit të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokuroren Natasha Shallapi (Prifti).
13. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime. Në varësi të vendimmarrjes së Këshillit lidhur me caktimin e përkohshëm të prokurores Alma Bramo në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës, të shihet mundësia e një vendimmarrjeje për caktimin e përkohshëm të një prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat.).

Mbledhja Plenare NR.40 e KLP-së datë 19 Dhjetor 2019, Ora 13:30

Rendi i ditës:
1. Deklarimi dhe dorëzimi nga ana e anëtarëve të KLP-së i deklaratave, lidhur me pengesat ligjore dhe konfliktin e interesave në kuadër të procesit të vendimmarrjes për Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme.
2. Miratimi i Vendimit “Për emërimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.
3. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të z. Rifat Kojku në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër”.
4. Miratimi i projektaktit “Për caktimin e përkohshëm të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan”.
5. Miratimi i rregullave për transferimin e personelit administrativ të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda në Prokurorinë e Posaçme.
6. Miratimi i projektvendimit “Për plotësimin e pozicionit të Drejtorit të Kabinetit të Prokurorit të Përgjithëm, pozicionit të Drejtorit të Drejtorisë të Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe pozicionit të specialistit/ ndihmësmagjistratit në Drejtorinë e Studimeve, Inspektimit dhe Çështjeve të tjera Ligjore përmes procedurës së komandimit të prokurorëvë”.
7. Të tjera (pyetje, përgjigje, diskutime.).