Procesverbale të mbledhjeve

Procesverbal Nr.3 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 28.01.2019, Ora 16.00

Rendi i ditës:
1. Diskutimi dhe miratimi i Projektrregullores së brendshme “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”.

Procesverbal Nr.2 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 21.01.2019, Ora 15:00

Rendi i ditës:
1. Diskutimi dhe miratimi i Projektrregullores së brendshme “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”.
2. Diskutim për çështjet e organizimit të punës për përgatitjen, diskutimin dhe miratimin e projektakteve rregullatorë, si edhe atyre nënligjore për shortimin e relatorëve, verifikimin dhe vlerësimin e kandidaturave për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

Procesverbal Nr.1 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 15.01.2019, Ora 10:00

Rendi i ditës:
1. Kostituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (të Përkohshëm) 2019.
2. Përgatitja e akteve nënligjore dhe e rregullave të brendshme, sipas detyrimeve dhe delegimeve të ligjit nr. 115/2016, të nevojshme për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Afatet, përparësitë dhe veprimet për përgatitjen dhe miratimin e tyre në kohen më të shkurtër dhe të arsyeshme.
3. Informacion për pozicionet vakante, të shpallura nga Presidenti i Republikës, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, numrin e kandidaturave dhe administrimin e dokumentacionit përkatës.
4. Informacion për problematikën lidhur me pozicionin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, numrin e kandidaturave dhe administrimin e dokumentacionit përkatës.
5. Çështje të organizimit, dokumentimit dhe administrimit të dokumentacionit dhe të çështjeve, si edhe mbi nevojat e mbështetjes administrative dhe me personel nga Gjykata e Lartë për mirëfunksionimin dhe efektivitetin e veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Procesverbal i shortit për K.E.D, datë 07.12.2018


Procesverbal i Mbledhjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Nr. 1 Datë 19.03.2018


Rend dite:

1. Konstituimin e KED;
2. Dy shkresa të dërguara nga Presidenti i Republikës për dy vakanca të shpallura nga Presidenti;
3. Kam përcaktuar krijimin e një grupi për hartimin dhe shqyrtimin e rregullores që përcakton ligji;
4. Të tjera.