Procesverbal Nr.27 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 06.08.2019, Ora 09.30
Rendi i ditës :
1. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit të kandidates Marsida Xhaferllari,
kandidate për vendin vakante në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga Presidenti i Republikës në
datën 04.03.2019 dhe për vendin të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
2. Diskutim dhe vendimmarrje lidhur me gjendjen që rezulton nga procedura e verifikimit të
kandidaturave dhe numri i kandidatëve të lejuar, si edhe për mënyrën e procedimit nga ana e
Këshillit, për vendet vakante si më poshtë:
- vendin vakant për Inspektor i Lartë i Drejtësisë
- vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga
Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018
- vendin vakant për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, shpallur nga
Kuvendi në datën 28.08.2018