Procesverbal Nr.18-1 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi datë 11.12.2020, Ora 13.00
Rendi i Ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes së datës 20.10.2020,
procesverbalit të shortit, si dhe i procesverbalit të përmbledhur të mbledhjes së datës
07.12.2020.
2. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatët për vendin vakant,
vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në
datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020:
- Klajdi Mone,
- Përparim Kalo.
3. Vendimmarrja lidhur me lejimin/ndalimin e kandidimit të kandidatëve të mësipërm.
4. Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së
kandidatëve në vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e shpallur
nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe
24.09.2020.
5. Miratimi i ekspertit të gjuhës së huaj në funksion të realizimit të intervistave me
kandidatin e lejuar.
6. Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatit të
lejuar.
7. Zhvillimi i intervistës me kandidatin për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të
shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019
dhe 24.09.2020, si më poshtë:
- Altin Binaj.
8. Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatin e lejuar.
9. Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës.