Procesverbal i mbledhjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, datë 18.01.2024
Rendi i ditës:
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe
profesional të gjyqtarit {...}, me qëllim gradimi, për periudhën e vlerësimit 2013-2016”,
relator z. Ridvan Hado.
2. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga
Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
3. Shqyrtim i projektvendimit “Për një ndryshim në
vendimin nr. 13, datë 18.01.2019 të KLGJ-së “Mbi ngritjen dhe përbërjen e komisioneve
të përhershme”, i ndryshuar”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik,
Administrimit dhe Buxhetit.
4. Shqyrtim i projektvendimit “Për caktimin e relatorit në
procedurat e verifikimit të kancelarit në detyrë dhe kandidatëve për në programin e
formimit fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës për ndihmës ligjorë, të papërfunduara
për shkak të mbarimit të mandatit të anëtareve të Këshillit të Lartë Gjyqësor znj. {...} dhe
znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe
Buxhetit.
5. Shqyrtim i projektvendimit “Për përbërjen e
komisionit të përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektorit të
Lartë të Drejtësisë për arkivimin e ankimit ose pushimin e hetimit ndaj një gjyqtari, për
vitin 2024”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe
Buxhetit.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për një ndryshim në
vendimin nr. 302, datë 05.06.2023 “Për ngritjen e komisionit të përkohshëm për
verifikimin e kushteve dhe dokumentacionit që duhet të plotësojë magjistrati (gjyqtar) për
të përfituar kredi për banim, si dhe miratimin e listës së magjistratëve (gjyqtarë) përfitues
nga skema e subvencionimit të interesave të kredisë”, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i
përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit, relatore
znj. Fatmira Luli.
7. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga
Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, relator z. Klodian Kurushi.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës
së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të rekrutimit si gjyqtar të kandidatëve për
magjistratë, profili gjyqtar, që pritet të diplomohen në vitin akademik 2023-2024”, i
përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, relator z. Klodian Kurushi.
9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e relatorit
në procedurat e vlerësimit etik dhe profesional të papërfunduara për shkak të mbarimit të
mandatit të anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor znj. {...}”, i përgatitur nga Komisioni i
Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale, relatore znj. Emona Muçi.
10. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin me short
të relatorit të procedimit disiplinor nr. 1/2021, të filluar ndaj magjistrates znj. {...}, me
funksion gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm”, i përgatitur nga
Komisioni Disiplinor, relator z. Ilir Rusi.
11. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin e
kohëzgjatjes së komandimit të gjyqtares znj. {...} në pozicionin e “nëpunësit përgjegjës
për vlerësimin” Njësinë e Vlerësimit Profesional dhe Etik të Gjyqtarëve në Këshillin e
Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, relator z. Klodian
Kurushi.
12. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e
programit të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve për vitin 2024”, i përgatitur nga
Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale, relatore znj. Irena
Plaku.
13. Shqyrtim i projektvendimit “Për renditjen e
kandidatëve në procedurën e lëvizjes paralele në Gjykatën e Shkallës së Parë të
Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për pozicionin e lire të shpallur me vendimin nr. 11,
datë 18.01.2023 të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të
Karrierës, relator z. Klodian Kurushi.
14. Shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e
procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor”, të datave: 05.10.2023,
11.10.2023, 12.10.2023, 18.10.2023, 19.10.2023, 24.10.2023, 26.10.2023, 02.11.2023,
03.11.2023, 08.11.2023, 14.11.2023, 15.11.2023, 21.11.2023, 30.11.2023.
15. Shqyrtimi i projektvendimit “Për caktimin e gjyqtarit
për gjykimin e çështjes gjyqësore të veçantë në gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku
ushtron funksionet në mënyrë të përhershme”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të
Karrierës (relator z. Klodian Kurushi).