Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Procesverbal Seance Parlamentare të Kuvendit.

LEGJISLATURA X - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 8 QERSHOR 2023, TIRANË.

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 05.06.2023 (neni 44, pika 2 e Rregullores).
2. Njoftime (neni 44, pika 3 e Rregullores).
3. Interpelancë urgjente me Ministren e Arsimit dhe Sportit, zonjën Evis Kushi, kërkuar nga një grup deputetësh (neni 80 i Kushtetutës, neni 97, pika 1 e Rregullores së Kuvendit).
4. Raporti i veprimtarisë vjetore të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2022.
5. Raport i veprimtarisë vjetore të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale gjatë vitit 2022.
6. Raporti i veprimtarisë vjetore të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri gjatë vitit 2022.
7. Raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi gjatë vitit 2022.
8. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008, “Për taksat“.
9. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.80/2020 “Për Policinë e Burgjeve”.
10. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 68/2017 “Për financat e vetëqeverisjes vendore”.
11.Projektvendimi “Për miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në vendimin e Kuvendit nr. 43/2017 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Autoritetit të Konkurrencës”.
12. Për një ndryshim në vendimin nr. 67/2021 “Për caktimin e kryesive të komisionevetë përhershme të Kuvendit”.
13. Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë sëkomisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”.
14. Për një ndryshim në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë sëkomisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”.
15. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Procesverbal Seance Parlamentare të Kuvendit.

LEGJISLATURA X - SEANCA E DITËS SË MARTË, 27 QERSHOR 2023, TIRANË (Seancë e posaçme).

Rendi i ditës:
1. Fjala e Kryetares së Kuvendit, zonjës Lindita Nikolla.
2. Fjala përshëndetëse e Presidentit të Këshillit Kombëtar të Austrisë, Shkëlqesisë së Tij, zotit Wolfgangn Sobotka.

Procesverbal Seance Parlamentare të Kuvendit.

LEGJISLATURA X - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 22 QERSHOR 2023, TIRANË.

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 15.06.2023 (neni 44, pika 2 e Rregullores).
2. Njoftime (neni 44, pika 3 e Rregullores).
3. Raporti i veprimtarisë vjetore të Bankës së Shqipërisë për vitin 2022.
4. Raporti i veprimtarisë vjetore të Avokatit të Popullit për vitin 2022.
5. Raporti i veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2022 (neni 32 i ligjit nr. 162/2020 “Për prokurimin publik”, neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës).
6. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për “Përmirësimin e aksesit të barabartë në shërbimet publike të standardit të lartë nëpërmjet operacionit Govtech.
7. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shën Nikolla-Pulaj për qarkullimin rrugor ndërkombëtar dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”.
8. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2019 “Për nxitjen e punësimit”.
9. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.22/2018 “Për strehimin social”.
10. Projektligji “Për disa shtesa dhe dryshime në ligjin nr.10142, datë 15.05.2009 “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë””, i ndryshuar.
11. Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9774, datë 12.07.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis"”, i ndryshuar (në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Procesverbal Seance Parlamentare të Kuvendit.

LEGJISLATURA X - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 15 QERSHOR 2023, TIRANË.

Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 08.06.2023 (neni 44, pika 2 e Rregullores).
2. Njoftime (neni 44, pika 3 e Rregullores).
3. Raporti vjetor i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2022 (neni 39 i ligjit nr. 9049/2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar”” dhe neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës).
4. Raporti vjetor i Departamentit të Administratës Publike për vitin 2022 (ligji nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar””, si dhe neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës).
5. Raporti vjetor i veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2022 (neni 24 i ligjit nr. 9121/2003 “Për Autoritetin e Konkurrencës” dhe neni 103 i Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës).
6. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main (KfW) për programin “Për menaxhim të qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve të ngurta”” (në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73- 77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim).
7. Projektligji “Për pranimin e protokollit për dryshimin e marrëveshjes së Marrakeshit për themelimin e Organizatën Botërore të Tregtisë, marrëveshja për subvencionet e peshkimit” (në mbështetje të neneve 78 dhe 83, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim).
8. Projektligji “Për qeverisjen elektronike” (në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshte votash për miratim).
9. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar (në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Procesverbal Seance Parlamentare të Kuvendit.

LEGJISLATURA X - SEANCA E DITËS SË HËNË, 5 QERSHOR 2023, TIRANË.

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 25.05.2023 dhe procesverbalit të seancës së posaçme të datës 01.06.2023.
2. Njoftime.
3. Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

Procesverbal Seance Parlamentare të Kuvendit.

LEGJISLATURA X - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 1 QERSHOR 2023, TIRANË (Seancë e Posaçme).

Rendi i ditës:
1. Fjala e nënkryetares së Kuvendit, zonjës Ermonela Felaj (Valikaj).
2. Fjala përshëndetëse e Presidentes së Republikës së Hungarisë, Shkëlqesisë së Saj, zonjës Katalin Novák.