Akte ligjore & Dokumentacion

Në këtë ndërfaqe janë të listuara Ligje dhe Akte Nënligjore që lidhen me krijimin dhe funksionimin e Sistemit të Drejtësisë. Ato janë të ndara në disa kategori dhe fillojnë me Kushtetutën, Kodet, Ligjet, Dekrete, Vendimet, Udhëzime, Rregulloret dhe Dokumenta Strategjik. Kërkimi përveç nënkategorive bëhet edhe me ndihmën e makinës së kërkimit ku mund të aksesoret dokumenti si datë / institucion / fjalë kyçe etj.

Procesverbal Seance Parlamentare të Kuvendit.

LEGJISLATURA X - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 25 MAJ 2023, TIRANË.

Rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.5.2023 (neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit).
2. Njoftime (neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit).
3. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9584, datë 17.07.2006 “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, i ndryshuar” (në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
4. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”.
5. Projektligji “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”.
6. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 25/2022 “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve” (në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës dhe neneve 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
7. Akti normativ nr. 1, datë 27.4.2023 “Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002 “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, i ndryshuar”.
8. Projektvendimi “Për emërimin në detyrë të një anëtari të Këshillit të Statistikave.
9. Projektvendimi “Për emërimin në detyrë të një anëtari të Këshillit të Statistikave.
10. Projektvendimi “Për emërimin në detyrë të një anëtari të Këshillit të Statistikave.
11. Projektvendimi “Për emërimin në detyrë të një anëtari të Këshillit të Statistikave.
12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Procesverbal Seance Parlamentare të Kuvendit.

LEGJISLATURA X - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 18 MAJ 2023, TIRANË.

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 13.04.2023 (neni 44, pika 2 e Rregullores së Kuvendit).
2. Njoftime (neni 44, pika 3 e Rregullores së Kuvendit).
3. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main (KfW) e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), (agjencia e zbatimit të projektit.
4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna/Bojana”.
5. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Procesverbal Seance Parlamentare të Kuvendit.

LEGJISLATURA X - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 13 PRILL 2023, TIRANË.

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 30.03.2023 (neni 44, pika 2 e Rregullores).
2. Njoftime (neni 44, pika 3 e Rregullores).
3. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.07.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”.
4. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013 “Për mediet audiovizive në Republikën e Shqipërisë””, i ndryshuar”.
5. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main (KfW) e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), (agjencia e zbatimit të projektit), për projektin “Zhvillimi i integruar rajonal”.
6. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi për ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna/Bojana.
7. Projektvendimi “Për miratimin e fondit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2023 (në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës, si dhe nenit 88, pika 1 e ligjit nr. 10 019, datë 28.12.2008.
8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Procesverbal Seance Parlamentare të Kuvendit.

LEGJISLATURA X - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 30 MARS 2023, TIRANË.

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 23.3.2023 (neni 44, pika 2 e Rregullores).
2. Njoftime (neni 44, pika 3 e Rregullores).
3. Interpelancë me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, zonjën Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputetja, zonja Jorida Tabaku (neni 80 i Kushtetutës dhe neni 96 i Rregullores së Kuvendit).
4. Raporti i veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2022.
5. Projektligji “Për tatimin mbi të ardhurat”.
6. Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.
7. Projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.
8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Procesverbal Seance Parlamentare të Kuvendit.

LEGJISLATURA X - SEANCA E DITËS SË ENJTE, 23 MARS 2023, TIRANË.

Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 16.03.2023 (neni 44, pika 2, i Rregullores).
2. Njoftime (neni 44, pika 3, i Rregullores).
3. Interpelancë me Ministren e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, zonjën Ogerta Manastirliu, kërkuar nga deputeti Bujar Leskaj.
4. Interpelancë me Ministren e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, zonjën Ogerta Manastirliu, kërkuar nga deputeti Zef Hila.
5. Pyetje me Ministren e Arsimit dhe Sportit, zonjën Evis Kushi nga deputetja Erisa Xhixho.
6. Pyetje me Ministren e Arsimit dhe Sportit, zonjën Evis Kushi nga deputetja Erisa Xhixho.
7. Projektligji “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”.
8. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për Programin Kombëtar të Modernizimit të Sektorit të Ujësjellës Kanalizimeve në Shqipëri” arrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Forcave Shumëkombëshe dhe Vëzhgueseve për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në Forcat Shumëkombëshe dhe Vëzhguesve në Sinai”.
10. Projektligji ”Për kontrollin e tregtimit të produkteve që mund të përdoren për dënime me vdekje, torturë ose dënime apo trajtime mizore, çnjerëzore ose poshtëruese”.
11. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 48/ 2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare”, i ndryshuar”.
12. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”” dhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7/2017 “Për nxitjen e përdorimit të energjisë nga burimet e rinovueshme”.
13. Projektvendimi “Mbi disa shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 86/2018 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”” (në mbështetje të nenit 37 të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
14. Projektvendimi “Mbi disa shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 65/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimin e pozicioneve të punës në Komisionin e Prokurimit Publik (në mbështetje të nenit 29 të ligjit nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, si dhe ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, shumicë e thjeshtë votash për miratim).
15. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Procesverbal Seance Parlamentare të Kuvendit.

LEGJISLATURA X - SEANCA E DITËS SË HËNË, 27 MARS 2023, TIRANË (Seancë e Posaçme).

Rendi i ditës:
Seancë e posaçme ku do të mbajë fjalën përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë, Presidenti Federal i Republikës së Austrisë, zoti Alexander Van der Bellen.
Fjalimet përshëndetëse:
- Fjala prezantuese e Kryetares së Kuvendit, zonjës Lindita Nikolla.
- Fjala përshëndetëse e Presidentit Federal të Republikës së Austrisë, zotit Alexander Van der Bellen.